Mustafa i LDK-së publikon email-in: Qe qysh e ftojne seancën, në orën 8:25 për në ora 8:00
05 mars 2026
| 21:30
Seanca për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës të ftuar nga Vetëvnedosje për të ndryshuar mënytën e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, është ftuar në ora 8:25 për t’u mbajtur në ora 8:00.
Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës publikoi e-mailin e thirrjes së seancës.
Postimi i Mustafës:
Kqyrni praktikantat: në orën 20:25 e kanë dërgu’ ftesën për seancë në orën 20:00. Ora 20:45 filloi seanca.
E për çka? Jo me ndryshu’ ndonjë ligj të thjeshtë, por Kushtetutën, aktin më të lartë të Republikës!


