Vetura godet dy persona në Rahovec: Njëri humb jetën, tjetri i lënduar

06 mars 2026 | 19:24

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore.Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lendime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësorë”, tha ajo.

Krasniqi ka treguar se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin bazuar në procedurat policore”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krenaria e flotës iraniane, aeroplanmbajtësja për dronë Shahid Bahman Bagheri,…