Gruda: Dekreti i Osmanit është kushtetues, çdo interpretim tjetër është lexim gabim për nevojat e VV-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues dhe i ligjshëm.
Ai ka shtuar se çdo interpretim tjetër është lexim i qëllimshëm gabim i Kushtetutës.
‘’Për mua dhe PDK dekreti është plotësisht kushtetues dhe i ligjshëm. Për arsye se Kuvendi e konsumuar të drejtën e vet për zgjedhur president. Kushtetuta thotë qartë se ‘’presidenti i vendit zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit ekzistues’’’. Afati 30 ditor ka kaluar dje, kuvendi nuk e ka përdor atë të drejt, dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Çdo interpretim tjetër është arbitraritet, dhe është lexim i qëllimshëm gabim i Kushtetutës për nevojat politike të VV-së që bën partia në pushtet’’, tha ai në Pressing.



