VV vazhdon kritikat ndaj Osmanit përmes Bajqinovcit: Bëri gabim të rëndë, doli në anën e gabuar

07 mars 2026 | 20:05

Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar kritikat ndaj presidentes Vjosa Osmanit pasi që kjo e fundit nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit.

Deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci, përmes një video adresimi, ka vlerësuar sipas tij se, Osmani ka bërë ‘’gabim të rëndë dhe jo kushtetues’’ me shpërndarjen e Kuvendit.

Bajqinovci, po ashtu, tha se presidentja ka dalë në ‘’anën e gabuar’’ me vendimin e saj.

‘’Formalisht në vitin2026 por ende jemi në vitin 2025. Pse? I njëjti grupacion, tash me disa transfere të reja që do të zbulohen ditë e më shumë. E mbani mend vitin e kaluar kur bllokohej Albulena por s’ishte për Albulenën, sepse me bllokimin e Albinit dhe të Glaukut u kuptua që ata nuk e duan dot Kurtin dhe VV’në në qeverisje.

Sivjet kanë mundësi ta bllokojnë çështjen e presidentit. Por është e njëjta kauzë e tyre, nuk e duan Kurtin. E keni parë gjithë ato propozime që i bëm për opozitën gjatë kësaj kohe, dhe morëm veç një përgjigje ‘’jo’’. Kjo është alternativa opozitare sot, vetëm ‘’jo’’. As nuk propozonin emra, as nuk pranonin emra, as nuk jepnin nënshkrime as për presidente aktuale se lërë më votën.  E Presidentja me shpërndarjen e  kuvendit bëri një gabim të rëndë dhe jo kushtetues, dhe doli në anën e gabuar nëse tashmë nuk ka qenë, por me reagimet e sotme që dolën në mbështetje të shpërndarjes së kuvendit, skema duket kogja më e madhe  ajo që po shpaloset me shpejtësi’’, ka thënë ai. /Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në Siçili,…