Gjashtë mjekë specialistë i bashkohen Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!

09 mars 2026 | 11:42

Ekipi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pasuruar me gjashtë mjekë të rinj që do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë.

Në ekipin e mjekëve tonë janë bashkuar: Dr. Linda Carrabregu – Oftalmologe, Dr. Kaltrine Camaj Blakaj – Gjinekologe, Dr. Melos Kelmendi – ORL, Dr. Rilind Imeraj – Pulmolog, Dr. Kushtrim Mulaj – Pulmolog, Dr. Valmir Muhaxheri – Pulmolog.

Mjekët e rinj u pritën nga drejtori ekzekutiv i Spitalit, dr. Fahri Hasani, dhe drejtori Mjekësor, dr. Shkumbin Berisha, të cilët u uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre.

Nga 9 marsi ata kanë filluar zyrtarisht punën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suela lahu nga Prishtina, shpall të pavlefshme deftesen e klases…