Sejdiu: Qeveria e Albin Kurtit për 6 vjet, 21 miliardë euro buxhet dhe prapë fajet te të tjerët

09 mars 2026 | 12:23

Dardan Sejdiu, ekonomist dhe opinionist, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili për gjashtë vjet qeverisje ka menaxhuar plot 21 miliardë euro buxhet.

“Edhe prapë, për çdo dështim fajin e paskan të tjerët”, ka shkruar Sejdiu në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Prej vitit 2020 deri në 2026, kjo qeverisje i ka pasur në dorë mbi 21.6 miliardë euro buxhet.

Mbi 21 miliardë euro.

Edhe prapë, për çdo dështim, fajin e paskan të tjerët.

Jo.

Kur i ke pasur krejt këto pare, krejt këto vota, krejt këtë kohë dhe pushtet, nuk mundesh me u fsheh ma pas tregimeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samir Lushaku shpall të humbur certifikatën e TVSH-së me numër:…