Gaxherri: Kurti ka një mision të dëmshëm për Kosovën
Besa Gaxherri nga LDK-ja ka deklaruar se nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, partia e saj do t’u kërkojë qytetarëve që të mos ia japin votën kryeministrit Albin Kurti.
Ajo tha se shpreson që qytetarët ta “dënojnë me votë” qeverisjen aktuale, duke shtuar se LDK do t’i argumentojë para qytetarëve pse, sipas saj, nuk duhet të mbështetet më Kurti.
“Shpresoj që qytetarët ta dënojnë me votë. Nëse do të shkojmë në zgjedhje, do t’i lusim qytetarët dhe do t’ua argumentojmë pse nuk duhet t’ia japin votën Albin Kurtit. Nuk kemi nevojë t’ia humbim kohën vendit dhe të bëjmë shpenzime të panevojshme”, tha Gaxherri.
Ajo shtoi se, sipas saj, problemi nuk është vetëm fakti që Kurti është në qeverisje, por bindja që, sipas saj, po forcohet se ai ka një mision të dëmshëm për Kosovën.



