Shefi i policisë së Iranit paralajmëron protestuesit: I kemi gishtat në këmbëz

11 mars 2026 | 08:25

Shefi i policisë së Iranit, Ahmad-Reza Radan, i ka paralajmëruar iranianët se kushdo që del në rrugë për të protestuar “nuk do të trajtohet si protestues, por si armik”.

“Forcat e sigurisë i kanë gishtat në këmbëz”, tha Radan në televizionin shtetëror të martën në mbrëmje.

Në janar, demonstrata masive antiqeveritare u përhapën në të gjithë Iranin, në një valë trazirash mbarëkombëtare që u shtypën brutalisht nga forcat e sigurisë.

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se populli iranian nuk duhet të protestojë ndërsa sulmet amerikane dhe izraelite në Iran janë duke vazhduar, por shtoi se “do të vijë një moment” kur Presidenti Donald Trump ose vetë populli iranian do të përcaktojnë se “është koha për ta shfrytëzuar këtë avantazh” dhe të ngrihen kundër qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjali i radios filloi të transmetohej për herë të parë…