Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë gjatë natës

13 mars 2026 | 08:10

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore herët këtë mëngjes, thanë shërbimet turke të emergjencës.

Sipas Agjencisë shtetërore të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.4 kilometrash.

Tërmeti goditi në orën 3:35 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u ndje në disa provinca, tha AFAD.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme ose viktima nga tërmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për Fox News, presidenti i ShBA-së, Donald…