Kurti injoron dekretin e Osmanit: S’ka nevojë për zgjedhje, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka thënë se s’ka nevojë të shkohet në zgjedhje të reja dhe se është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri.
Këto deklarime Kurti i ka bërë të premten nga ambientet e QKUK-së.
“Vitin e kaluar ka pasur 4 palë zgjedhje. S’kemi nevojë ta përsërisim. S’është e drejtë as e dobishme që të kemi zgjedhje të përsëritura. Është e domosdoshme të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit”,
“S’ka nevojë për zgjedhje të reja të përsëritura, ka nevojë që sa më parë ta kemi aktgjykimin e Kushtetueses që Kuvendi të fillojë të punojë”, ka thënë Kurti.
Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.



