Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

13 mars 2026 | 18:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Italiane, Maurizio Antonini.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Presidentja theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar…