Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13 mars 2026 | 22:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, raporton GazetaBlic.

Sipas Kurtit, ky emërim synon të forcojë përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, duke e trajtuar atë si çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore.

“Kam emëruar zëvendëskryeministren e dytë, njëkohësisht Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. Ky emërim forcon përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, si një çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore”, ka shkruar ai.

Kurti i uroi suksese Gërvallës, në këtë detyrë, duke theksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e parandalimit, mbrojtjes dhe drejtësisë për gratë dhe vajzat.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për informacion mbi…