Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

15 mars 2026 | 17:42

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë më 24 dhe 25 mars në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të nismës Fostering the Future Together, i cili do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit, me ftesë të Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Sipas njoftimit të Presidencës, pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për përfitimin e nxënësve dhe fëmijëve nga projekte, programe dhe inovacione të kompanive të njohura amerikane të teknologjisë.

Në fokus të kësaj nisme janë përdorimi i platformave të avancuara digjitale, inteligjenca artificiale dhe mjetet e reja edukative, të cilat synojnë të mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të fëmijëve dhe të rinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje…