Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

16 mars 2026 | 13:45

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se ftesat e kryeministrit Albin Kurti për takim me opozitën janë lojëra të tij për të fajësuar opozitën për moszgjidhjen e presidentit.

Deputetja Bytyqi ka thënë se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentes nuk mund të ketë asnjë veprim.

“Unë më shumë e shoh si një lojë të kryeministrit Kurti, sepse ai po dëshiron që ta çorientojë edhe konfliktin që ka me presidenten Osmani, sepse ne e dimë shumë mirë se Gjykata Kushtetuese, pa e dhënë një vendim deri më 31 mars, ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim asnjë veprim më tutje. Kjo po shihet si një lojë e Kurtit që, nëse shkojmë në zgjedhje, ta fajësojë opozitën për moszgjidhjen e presidentit. Kryeministri Kurti po dëshiron që ta marrë nën udhëheqje edhe postin e presidentit”, ka thënë Bytyqi për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, është rikthyer më në fund në…