Besnik Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon

18 mars 2026 | 11:08

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar sot një strukturë të analizës së kabinetit të Qeverisë Kurti, e cila përbehet nga 21 anëtarë dhe 453 persona staf politik.

“Qeveri e stërmbushur me të emëruar politikë, ministri fiktive dhe pa program”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se ky kabinet qeveritar ka një strukturë që në vend të efikasitetit reflekton një zgjerim të tepruar të emërimeve politike.

“Rregullorja e re synonte rregull dhe qartësi, por në praktikë kemi mbi 200 këshilltarë politikë dhe dhjetëra këshilltarë të jashtëm, ndërsa administrata profesionale mbetet në rol dytësor. Kryeministri me buxhet të shtetit/pare të popullit, me deri në 24 këshilltarë, zëvendëskryeministrat deri në 11 secili, ministrat deri në 7, dhe së paku 2 zëvendësministra për çdo ministri pa ndarje të qartë përgjegjësish – një model që prodhon më shumë poste sesa rezultate”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se në krahasim me rajonin dhe vendet e Bashkimit Evropian, kjo strukturë është dukshëm më e madhe dhe më e kushtueshme, me rreth 26 staf për ministër, shumë mbi mesataren evropiane. “Në vend të një qeverie funksionale dhe të orientuar drejt rezultateve, po shohim një sistem të ndërtuar për rehati politike, pa vizion të qartë dhe pa program konkret”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të mbërritur në studio pas eliminimit nga “Big Brother…