Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

18 mars 2026 | 18:20

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Bazuar në njoftimin e lëshuar për media, gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj shteteve partnere në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se Konjufca shprehu solidaritetin e plotë të Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës ndër vite në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit.

“Zëvendëskryeministri Konjufca falënderoi homologun e tij për urimet me rastin e marrjes së detyrës, si dhe për ftesën për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kontratën e tij me Romën që po i afrohet fundit dhe…