Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99 për qind në anën e Kinës dhe Rusisë

19 mars 2026 | 14:37

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve të ushtarëve serbë, që Serbia i ka bërë pranë kufirit me Kosovën.

Këto stërvitje, u cilësuan si provokime dhe u pretendua se njësitë e që bënin pjesë në ushtrime ishin të njëjtat që thuhet se ushtruan kryekriminelin Milan Radoiçiq.

Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Kosova Today” ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha se aleancën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes po e përdorë presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi.

“Serbia është 99 për qind në anë të Kinës dhe Rusisë, këtë e ka dëshmuar. Mendoj që armatosja e Serbisë vjen për arsye se politika e saj shoviniste, nacionaliste nuk ka lëvizur nga kursi i tyre”, u shpreh Kastrati në “Klan Kosova”.

Ndërsa sa i përket blerjes së raketave nga Kina, Kastrati tha se kjo përbën rrezik për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka pësuar një dëmtim…