Kurti shpall fundin e terminaleve private doganore në Kosovë
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë rreth 15 vendime, prej të cilave edhe atë për dhënie në shfrytëzim të disa ngastrave kadastrale për Doganën.
“Urime, të gjitha terminalet doganore i kemi publike”, ka thënë kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë, pas miratimit të këtij vendimi
Kryeministri Albin Kurti ka kumtuar të enjten në Qeveri se më nuk ka terminale doganore private. Për të gjitha hapësirat që ishin në shfrytëzim nga një numër kompanish, nuk është vazhduar kontrata dhe e fundit është një sosh që ka kaluar në menaxhim publik sivjet.
Në mbledhjen e së enjtes, Qeveria ka marrë rreth 15 vendime, prej të cilave edhe atë për dhënie në shfrytëzim të ngastrave kadastrale për Doganën.
“Urime, të gjitha terminalet doganore i kemi publike”, ka thënë kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kjo është evidentuar edhe në njoftimin për mbledhjen e Qeverisë.
“(Është v.j.) Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale për Doganën e Kosovës. Bartja e së drejtës së shfrytëzimit bëhet me qëllim të shfrytëzimit nga Dogana e Kosovës për nevoja të ndërtimit të Terminalit Publik”, thuhet në njoftim.



