Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Bajram
20 mars 2026
| 13:57
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka ndarë urimin presidencial të Shtëpisë së Bardhë nga Donald dhe Melania Trump për festën e Fitër Bajramit.
“Unë dhe Zonja e Parë u dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin. Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të Ramazanit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime po lufton çdo ditë. U përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”, është thënë në ketë mesazh.



