Përkujtohet në katërvjetorin e ndarjes nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Haqif Kadriaj

21 mars 2026 | 21:38

Në katërvjetorin e ndarjes nga jeta, familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë kanë përkujtuar me respekt dhe mall figurën e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haqif Kadriaj.

Me këtë rast, nipi i tij, Shaip Kadriaj, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në këtë përvjetor, duke falënderuar familjet e dëshmorëve, Organizatën e Veteranëve të Luftës, veteranët, familjarët dhe miqtë për nderimin e bërë.

“Axha Haqif ishte një çlirimtar i vërtetë, i cili dha gjithçka për atdheun, pa kërkuar asgjë në këmbim, përveç lirisë që sot e gëzojmë. Edhe pas luftës, ai qëndroi gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve, duke kontribuar deri në ditën kur u nda nga ne,” thuhet ndër të tjera në kujtimin e tij.

Ai la pas një boshllëk të madh në familje dhe shoqëri, por edhe një trashëgimi të çmuar të atdhedashurisë dhe përkushtimit. Familjarët shprehen krenarë për jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët në Universitetin e Floridës kanë krijuar një vaksinë eksperimentale…