Uk Lushi: Ambasadori i Gjermanisë dhe Gjermania i duan Thaçin dhe liderët e UÇK-së në burg me çdo kusht

22 mars 2026 | 18:24
Publicisti Uk Lushi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ambasadori i Gjermanisë dhe Gjermania i duan Thaçin dhe liderët e UÇK’së në burg me çdo kusht.
Sipas Lushit, Gjermania ka qenë ndër faktorët kryesorë të tentim barazimit të gjoja krimeve shqiptare me krimet e Serbisë.

“Gjermania për interesa puro të saja kryesisht ekonomike dhe fuqi punëtore dhe demografike të lirë dhe të re e ka bërë krejt Ballkanin teatër absurd politik me Kleinstaaterei e fragmentizime që nuk sjellin zhvillim ekonomik kurrë.

Mirëpo faleminderit Zotit që mbi Gjermaninë ka një fuqi si ShBA dhe as Rudolph dhe as Gjermania nuk do të kenë kënaqësinë të shohin George Washingtonin e Kosovës me shokë në burg të përjetshëm”, shkruan tutje, Lushi.
Postimi i plotë:
Pse po çuditeni?!
Ambasadori aktual i Gjermanisë Rainer Rudolph dhe Gjermania i duan Hashim Thaçin dhe liderët e UÇK-së në burg me çdo kusht dhe me çdo mjet.
Gjermania ka qenë ndër faktorët kryesorë të tentim barazimit të gjoja krimeve shqiptare me krimet e Serbisë.
Gjermania për interesa puro të saja kryesisht ekonomike dhe fuqi punëtore dhe demografike të lirë dhe të re e ka bërë krejt Ballkanin teatër absurd politik me Kleinstaaterei e fragmentizime që nuk sjellin zhvillim ekonomik kurrë.
Mirëpo faleminderit Zotit që mbi Gjermaninë ka një fuqi si ShBA dhe as Rudolph dhe as Gjermania nuk do të kenë kënaqësinë të shohin George Washingtonin e Kosovës me shokë në burg të përjetshëm.
Dua t’i rikujtoj disa proponentë të PDK-së se ka kohë që u kam thënë mos u vuzhvolloni si tepër me të huaj dhe ambasadorë të huaj sepse ata përfaqësojnë interesat e veta e jo të Kosovës dhe shqiptarëve. Nuk ua rrasin si kujtojnë shumë shqiptarë naivë as Kosovës dhe as juve.
Rainer Rudolph le të na shpjegojë pse Gjermania u bashkua si komb e kombet tjera të ndara nuk u deshka të bëjnë si gjermanët e Rainerit.
Prandaj:
Halt die Klappe, Rainer!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu…