Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë

23 mars 2026 | 10:46

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare, ish-deputeti, Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe te të gjithë ata që e kanë njohur nga afër gjatë viteve të angazhimit të tij në politikë. Hamit Kosta, ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste, duke kontribuar në përfaqësimin e qytetarëve dhe në zhvillimin e zonës që përfaqësonte.

Gjatë karrierës së tij, ai u vlerësua për përkushtimin, thjeshtësinë dhe lidhjen e fortë me komunitetin. Figura e tij mbetet e respektuar për kontributin në jetën publike dhe për rolin që luajti në vite në skenën politike lokale dhe kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri “Politika si sëmundje” i autorit…