Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, kërkohej nga autoriteti i INTERPOL-it të Danimarkës për vrasje

23 mars 2026 | 14:12

Policia e Kosovës, pas një pune operative në terren, përkatësisht njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë policore të rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar sot me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’.

Arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për garantimin e sigurisë së përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti…