‘Malësia e Madhe’ në Michigan organizon promovimin e romanit ‘Kthimi’ të autorit Fran Camaj

23 mars 2026 | 15:44

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan ka njoftuar për organizimin e promovimit të romanit “Kthimi” të autorit, profesor Fran Camaj.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet të dielën, më 29 mars, në orën 14:00, në sallën e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, duke mbledhur anëtarë të komunitetit shqiptar në Detroit dhe më gjerë.

Promovimi organizohet nga shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”, ndërsa moderimin e aktivitetit do ta bëjë Brikena Hoxhalli. Në emër të shoqatës, të pranishmit do t’i përshëndesë kryetari Toni Gojçaj.

Gjatë promovimit pritet të flasin disa personalitete të komunitetit, mes tyre Diana Gellçi, Lulash Palushaj, Zef Përgega, Rush Dragu dhe Anton Lajçaj, të cilët do të ndajnë vlerësimet e tyre për veprën dhe autorin.

Në përfundim të aktivitetit, Shoqata “Malësia e Madhe” do të organizojë një koktej për të gjithë të pranishmit. Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.

Njoftimi i plotë:

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, lajmëron komunitetin e Detroitit, dhe më gjëre, se organizon promovimin e romanit “Kthimi”, të autorit profesor Fran Camaj.

Promovimi i romanit, do bëhet të Dielën, me datën 29 Mars në ora 2:00 pm,
në sallën e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills.

Organizator i këtij promovimi është vetë Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”.

Moderimin e këtij promovimi do ta bëj Brikena Hoxhalli.

Në emër të Shoqatës “Malësia e Madhe” të pranishmit do i përshëndes kryetari i shoqatës, Toni Gojçaj.

Për romanin dhe vetë autorin do flasin:
-Znj.Diana Gellçi
-Z.Lulash Palushaj
-Z. Zef Përgega
-Z. Rush Dragu
-Z. Anton Lajçaj.

Pas promovimit, nën kujdesin e Shoqatës “Malësia e Madhe” për
të gjithë të pranishmit do shtrojmë një cocktail.

Mirë se vini!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme të mira për Real Madrid në një moment kyç…