Arrestohet i dyshuari Z.S. për krime lufte në Prishtinë

23 mars 2026 | 17:35

Sistemi Prokurorial ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile. Sipas njoftimit, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet Z.S.

Ai dyshohet se, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan gjatë viteve 1998–1999.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin Special

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NICE ICE SH.P.K. shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit me…