Begaj: NATO solli lirinë e Kosovës dhe paqen në rajon, Shqipëria është falënderuese ndaj ShBA-së…

24 mars 2026 | 11:12

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është deklaruar në lidhje me 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, duke thënë se e njëjta ka sjell lirinë e vendit dhe paqen në gjithë rajonin.

Presidenti Begaj ka thënë edhe se, Shqipëria i është falënderuese ShBA-së dhe aleatëve të saj.

‘‘Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviçit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin. Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!’’, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar…