Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

24 mars 2026 | 15:14

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 2 raste të braktisjes së fëmijëve në nivel vendi.

Krahasuar me muajin janar, ku nuk është raportuar asnjë rast dhe ky numër shënon një rritje të lehtë.

Sipas statistikave, rastet e vetme të evidentuara për muajin shkurt janë raportuar në komunat e Gjilanit dhe Klinës, me nga një rast secila, ndërsa komunat e tjera nuk kanë raportuar raste të tilla.

Këto të dhëna janë pjesë e raportit mujor për mirëqenien sociale, i cili synon të pasqyrojë gjendjen dhe sfidat sociale në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Real Madridit po vazhdojnë punën për të gjetur…