KOMF-i diskuton për mbrojtjen dhe shëndetin e fëmijëve
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka mbajtur takimin e Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Shëndetësi në ambientet e Qendrës Ditore për rehabilitim, habilitim dhe edukim te Down Syndrome Kosova.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve kryesore që kërkojnë adresim në fushën e mbrojtjes dhe shëndetit të fëmijëve, duke u bazuar në proceset aktuale që janë duke u zhvilluar në këtë fushë, si dhe përcaktimi i prioriteteve për vitin 2026.
Gjatë takimit u diskutuan po ashtu mbështetja e KOMF-it në procesin e hartimit të Udhëzimeve Administrative që derivojnë nga Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare; Veprimet potenciale të KOMF drejt komunave për rritjen e financimit të shërbimeve sociale; Veprimet drejt Ministrisë së Shëndetësisë për rregullimin e statusit të OJQ-ve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, etj.



