Promovohet Korniza Udhëzuese për të Drejtat e Punës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial në Kosovë
Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Vesel Zhinipotoku, ishte panelist në promovimin e kësaj kornize.
Ai potencoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të punëtorëve, e në veçanti të gazetarëve dhe punëtorëve medial.
Zhinipotoku bëri thirrje gazetarëve dhe punonjësve medial që të bashkëpunojnë sa më shumë me Inspektoratin e Punës si dhe të raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre në Inspektorat si dhe tek institucionet tjera.
Paneli konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit të gazetarëve me institucionet, në veçanti me Inspektoratin e Punës për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Eventi u organizua nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet, me mbështetje të Ambasadës së Suedisë në Kosovë përmes Community Development Fund (CDF).



