Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, diskutojnë për çështjen e presidentit

24 mars 2026 | 15:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Gjatë takimit, Abdixhiku dhe ambasadori kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së, me fokus në stabilitetin institucional dhe situatën rreth presidentit.

“Gjatë takimit diskutuam gjerësisht për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe në situatën e krijuar rreth çështjes së Presidentit. Vlerësova se në momente të tilla, respektimi i rendit kushtetues dhe maturia politike mbeten parakushte thelbësore për funksionimin demokratik të vendit”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Abdixhiku ka vlerësuar mbështetjen e Francës për Kosovën dhe rolin e saj në forcimin e demokracisë dhe orientimit evropian.

Ata kanë biseduar gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, zhvillim dhe integrim evropian.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe orientimit evropian të vendit tonë. Po ashtu, theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në ekonomi, zhvillim dhe integrim evropian. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euro-atlantike, dhe partneriteti me shtetet mike si Franca është thelbësor për këtë rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka caktuar një arbitër prestigjoz për duelin në Varshavë.…