Kur ndryshon ora?

24 mars 2026 | 21:46

Ora verore për vitin 2026 do të nisë më 29 mars, duke shënuar kalimin tradicional nga ora dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen një orë përpara dhe do të tregojnë 04:00.

Ky regjim do të qëndrojë në fuqi deri më 25 tetor 2026. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është kursimi i energjisë elektrike, pasi gjatë muajve të verës shfrytëzohet më shumë drita natyrale, duke reduktuar konsumin me rreth 210 orë.

Praktika e orës verore u përhap gjerësisht në vitet 1970, gjatë krizës së naftës, kur vendet evropiane kërkonin mënyra më efikase për përdorimin e energjisë. Që prej vitit 1996, Evropa ndjek një rregull të unifikuar: në pranverë akrepat lëvizin një orë përpara, ndërsa në vjeshtë kthehen një orë pas.

Megjithatë, kjo praktikë vijon të jetë e debatueshme. Kritikët theksojnë ndikimet e mundshme në shëndet, si çrregullimet e ritmit biologjik, që mund të prekin sistemin kardiovaskular dhe imunitetin. Po ashtu, sipas disa studimeve, kursimi i energjisë nuk është gjithmonë aq i ndjeshëm sa pretendohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjalosja që nisi për vendosje të kamerave të sigurisë përfundoi…