Hykmete Bajrami demanton VV-në: Asnjëherë s’ka pasë ofertë për asnjë lloj marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit

24 mars 2026 | 22:00

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha në Pressing në T7 se nuk ka pas ofertë për asnjë lloj marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

“Nga informacionet që unë kam asnjëherë nuk ka pas ofertë për asnjë lloj marrëveshje për zgjedhjen e presidentit”, tha Bajrami në Pressing.

Ajo tha “kanë qenë Hamza e Abdixhiku që kanë kërkuar marrëveshje politike ose president konsensual, në takimet me Abdixhikun asnjëherë nuk është diskutuar për emra”, tha ajo.

Kështu u shpreh Bajrami, pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ditë më parë tha Pressing në T7 se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, derisa diskutohej për çështjen e presidentit.

Autori i Pressing, Leonard Kërquki, e kishte pyetur Rrustemin se çfarë marrëveshje politike i kishin ofruar PDK-së dhe LDK-së?

“Ka pasur gatishmëri në orët e fundit në komunikim për të diskutuar marrëveshjet politike edhe për pozicione tjera institucionale…”, tha Rrustemi në Pressing, transmeton Express..

“Për qeveri ka pasur refuzim prej opozitës”, tha ai kur u pyet nëse opozitës ju ofrua bashkëpunim për qeverinë.

Ai tha se “gatishmëri nga VV-ja ka pas për marrëveshje politike”, duke mos sqaruar se çka konkretisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Rubikon” në Klan Kosova, opinionisti Dukagjin Gorani tha se…