Edita Tahiri rrëfen bisedën me gjeneralin Clark para fillimit të bombardimeve

25 mars 2026 | 11:10

Ish-anëtarja e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, Edita Tahri, ka bërë me dije se 24 marsi është ditë shprese për Kosovën.

Derisa komentuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, ajo ka rikujtuar bisedën që kishte pasur me komandantin e NATO-s para fillimit të bombardimeve.

Tahiri ka bërë me dije se i kishte shkruar se gjeneralit amerikan, Wesley Clark, të cilit në vitin 1999 i kishte kërkuar ta mbajnë fjalën.

“Sot 27 vjet më parë, ShBA dhe NATO bombarduan Serbinë, mposhten Millosheviqin famëkeq, i sollën lirinë Kosovës. Atë ditë e quajtëm ‘Dita e Shpresës’ dhe mbetet e tillë në historinë tonë. Një ditë para, më 23 mars 1999 kisha zhvilluar një bisedë telefonike me gjeneralin Clark, i thash: ‘koha që ta mbani fjalën’, ma ktheu: ‘do ta mbajmë fjalën’ dhe e mbajtën fjalën, si ai vet, presidenti Clinton dhe Madeleine Albright. Historinë e Kosovës së lirë e shkruajtëm neve liderët e asaj kohe, populli i Kosovës dhe Amerika dhe NATO”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka…