Kosova dhe Mali i Zi theksojnë nevojën për bashkëpunim në çështje rajonale

25 mars 2026 | 14:25

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Me këtë rast, ambasadori Çobaj i përcolli urimet për marrjen e detyrës së re.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike.

U theksua mbështetja e Malit të Zi për Republikën e Kosovës dhe nevoja për bashkëpunim të ngushtë në çështje rajonale.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Malin e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka  bërë me…