Veterani Pllashniku kërkon pasaporta shqiptare për ushtarët e UÇK-së, ja nga kush mori përkrahje (video)
25 mars 2026
| 15:10
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku është duke kërkuar që luftëtarët e Koshares të pajisen me pasaportë shqiptare.
Madje të martën, ai ka udhëtuar nga Kosova drejt Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht për të adresuar këtë kërkesë.
“Unë jam i pari që kam marr këtë iniciativë, me protokolle. Unë nuk kam kërkuar kurrë mbështetje, unë e shoh që veteranët e Kosovës kanë nevojë t’i marrin pasaportat e Shqipërisë”, ka thënë Pllashniku në emisionin “Kosova Today” të “Klan Kosovës”.
Ndër të tjera, Pllashniku ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj e kanë përkrahur për këtë iniciativë.



