Shënohet 27-vjetori i masakrës në Krushë të Madhe, merr pjesë edhe presidentja Osmani

26 mars 2026 | 11:45

Është duke u mbajtur tubimi përkujtimor në 27-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe.

Përpos qytetarëve të shumë, prezente në këtë tubim ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ministra të qeverisë Kurti.

27 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga ky Krusha e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Kushtetuesja, më në fund, e tha fjalën…