IHMK-ja paralajmëron për erëra të fuqishme
26 mars 2026
| 15:23
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka dalë me një njoftim lidhur me rrezikun nga erërat e forta që mund të mbizotërojnë sot mbi territorin e vendit.
Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë e kategorizimit të verdhë, ndërsa shpejtësia e saj mund të arrijnë deri në 85km/h.
IHMK-ja ka theksuar se mund të ketë dëmtime në prona, probleme me transport dhe dëmtime të pyjeve.




