Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë
27 mars 2026
| 08:40
Era e fortë ka shkaktuar një incident pranë shkollës “Marigo Posio” në Vlorë, ku një pemë është rrëzuar duke dëmtuar një automjet të parkuar në afërsi.
Si pasojë e rrëzimit, pema ka shembur edhe një pjesë të murit rrethues të shkollës, përpara se të përfundonte mbi makinën, duke shkaktuar dëme materiale.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur prerjen dhe largimin e pemës, si dhe lirimin e rrugës për qarkullimin normal të mjeteve, shkruan Tch.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.



