Zotëria i Parë i Kosovës në Shtëpi të Bardhë: Brenda këtyre mureve u morën vendime që na siguruan lirinë e të ardhmen për fëmijët
27 mars 2026
| 11:13
Zotëri i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i ftuar në Samitin Botëror “Fostering the Future Together” të organizuar nga Zoja e Parë e ShBA-së, Melania Trump”.
Në fjalën e tij, Sadriu ka thënë se të qenit në Shtëpi të Bardhë, vendin që bartë në supe peshën e historisë, është shumë e rëndësishme.
Sadriu ka thënë se brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë janë marrë vendimet që kanë siguruar lirinë e Kosovës dhe që iu kanë dhënë të ardhme fëmijëve kosovarë.
“Vendimet e marra brenda këtyre mureve kanë siguruar të ardhmen e vendit tim dhe u kanë dhënë fëmijëve tanë të ardhme”, ka thënë Sadriu.



