Ademi falënderon Federatën e Sllovakisë, qytetarët e Bratislavës dhe ‘Dardanët’ përmes një postim në rrjetet sociale
Kosova ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Sllovakinë me rezultat spektakolar 3-4, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ritëm të lartë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, reagoi publikisht sot (e premte) duke falënderuar Federatën e Sllovakisë për mikpritjen dhe fair-play-in, si dhe organet e rendit për profesionalizmin gjatë gjithë qëndrimit.
Ai shprehu mirënjohje edhe për publikun në stadium për respektimin e simboleve shtetërore, qytetarët e Bratislavës për mikpritjen ndaj tifozëve kosovarë dhe pronarët e kafiterive për atmosferën pozitive.
Në fund, ai falënderoi “Dardanët” për përkrahjen, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë përpara e bashkuar.
Postimi në “Facebook” dhe pa ndërhyrje:
Mirëmëngjes, Kosovë!
Dua të ndaj publikisht falenderimin për Federatën e Sllovakisë për mikpritjen dhe për fair-play-in gjatë ndeshjes.
Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për organet e rendit, të cilat na kanë përcjellë me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë, që nga aeroporti e deri në përfundim të vizitës sonë.
Faleminderit publikut në stadium që respektoi simbolet tona dhe himnin e Republikës së Kosovës.
Një mirënjohje e sinqertë edhe për qytetarët e Bratisllavës, të cilët mikpritën bashkatdhetarët tanë që këndonin dhe brohorisnin nëpër kafiteri.
Falënderim për të gjithë pronarët e kafiterive, të cilët gjatë këtyre dy ditëve krijuan një atmosferë ku frymonte shqip, me këngë dhe emocione të paharrueshme.
Dhe mbi të gjitha, faleminderit të gjithë Dardanëve për përkrahjen!
Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara!



