Reka takohet me kryediplomatin e Bangladeshit dhe diplomatë nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka bërë me dije se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Khalilur Rahman, kandidat për president të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Reka është takuar me kryediplomatin e Bangladeshit në pritjen diplomatike që ky shtet ka organizuar me rastin e 56-vjetorit të Pavarësisë.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, ambasadori Reka është takuar edhe shumë ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.
“Me ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Dr. Khalilur Rahman, kandidat për president të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe ambasadorin Salahuddin Noman Chowdhury, përfaqësues i përhershëm i këtij shteti në Kombet e Bashkuara. Në pritjen diplomatike për 56 vjetorin e Pavarësisë së Bangladeshit, takova shumë ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine”, ka shkruar Reka në “Facebook”.



