Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së dhanë betimin para presidentes Osmani

27 mars 2026 | 14:31

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të premten e kanë dhënë betimin para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend.

Në anën tjetër, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatlume Mehmeti nga Skenderaj, shpall të pavlefshme diplomën e Fakultetit…