Sot mbyllet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK
27 mars 2026
| 15:36
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot (e premte) është afati i fundit për aplikim në konkursin për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, do të pranohen 320 ushtarë të rinj, ndërsa qytetarët janë ftuar të aplikojnë dhe t’i bashkohen FSK-së.
“Sot është dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Apliko dhe bëhu ushtar i Kosovës!”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.



