DhTIK-u: Moratoriumi për gurthyesit rrezikon ekonominë e Kosovës

27 mars 2026 | 15:41

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

DhTIK-u ka theksuar se “në një kohë kur diskutimet me institucionet janë përqendruar në gjetjen e mënyrave për të zhbllokuar aktivitetin e shumë bizneseve të sektorëve të ndryshëm, të cilat janë penguar nga Ligji për Pronën Publike, drejtuesit e dy ministrive kanë vendosur, pa konsultim paraprak, një moratorium mbi sektorin e gurthyesve në Kosovë”.

DhTIK-u nëpërmjet një reagimi ka theksuar se vendimet ad hoc dhe pa konsultim kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomi dhe vazhdimi i praktikave të tilla vetëm e thellon krizën.

Për shkak të bllokadës së shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike dhe pengesat tjera pas tij, pjesa më e madhe e zhavorrit që importohet në Kosovë vjen nga Serbia, çka ka rrezikuar shumë vende pune, ka ulur aktivitetin ekonomik, ka shkaktuar paqëndrueshmëri të çmimeve dhe ka rritur përqindjen e importit.

Dhoma është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha bizneset e prekura nga ligji dhe nga vendimet për moratorium dhe së bashku do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot (e premte) është…