Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars
27 mars 2026
| 16:45
Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Fatos Geci ka njoftuar se paga e 13-të do të shpërndahet të martën më 31 mars.
Geci publikuar në “Facebook” një fotografi me ministrin e Financave Hekuran Murati, ku ka thënë se kohëve të fundit ka pasur informata të pavërteta lidhur me këtë çështje.
“Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka njoftuar Geci.
Ndryshe, paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të 28 dhjetorit. Dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik është përfshirë në Buxhetin për vitin 2026.



