Sponsorët e turpit: Historia nuk rishkruhet

28 mars 2026 | 11:51

Historia e Kosovës nuk rishkruhet me sponsorizime dhe as me Ekspozita publike. Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e organizuar nga ADMOVERE dhe Integra, prek një nga plagët më të rënda të vendit tonë. Çdo përpjekje për të relativizuar, zbutur apo selektuar të vërtetën e këtyre krimeve është e papranueshme dhe fyese për viktimat dhe familjet e tyre.

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson se përfshirja e Kuvendi i Republikës së Kosovës në financimin e kësaj ekspozite mund të përbëjë keqpërdorim të taksave të qytetarëve të Kosovës, nëse përmbajtja e saj devijon nga e vërteta historike dhe relativizon krimet e dokumentuara të luftës.

Po ashtu, kompanitë sponsorizuese që kanë mbështetur këtë aktivitet – EXFIS, Libraria Dukagjini, JYSK, KFC, si dhe organizatat Cultural Heritage without Borders dhe Besa-Besë – duhet të reflektojnë seriozisht për rolin e tyre dhe të kërkojnë falje publikut kosovar nëse kjo iniciativë perceptohet si devijim nga e vërteta historike.

Mbështetja e iniciativave që relativizojnë ose deformojnë të vërtetën historike i vendos këto subjekte përballë përgjegjësisë morale dhe publike. Ato duhet të ndjejnë përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës, para familjeve të viktimave dhe para historisë.

Masakrat e viteve 1998–1999 nuk janë çështje interpretimi – ato janë krime të dokumentuara dhe të dëshmuara me gjak dhe sakrificë.

Në këtë kontekst, AKB kërkon që Prokuroria e Shtetit e Republikës së Kosovës të shqyrtojë këtë rast dhe të vlerësojë nëse ka elemente të keqpërdorimit të mjeteve publike dhe nëse përmes këtyre aktiviteteve po tentohet të deformohet e vërteta historike e Kosovës.

AKB kërkon përgjegjësi të plotë kush e financoi këtë ekspozitë, cili ishte qëllimi i saj dhe pse po tentohet të ndryshohet narrativa për krimet e luftës në Kosovë.

Në të kundërtën, reagimi qytetar, i komunitetit të biznesit dhe i konsumatorëve do të jetë i pashmangshëm, deri në bojkotimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanive sponsorizuese.

E vërteta nuk negociohet.
Historia nuk tjetërsohet,mos harroni sponzorues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dorajet Imeri Vuçiq, si mbetje e Millosheviqit, vazhdon të…