Inflacioni, Tahiri i AAK-së: Goditje e madhe për qytetarët dhe bizneset

29 mars 2026 | 13:39

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka ngritur të dielën shqetësime serioze lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të konsumit në vend.

Ai e ka cilësuar këtë situatë si një goditje të rëndë për mirëqenien e qytetarëve dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë e Kosovës.

Gjatë një konference për medie, Tahiri ka analizuar efektin zinxhir që shtrenjtimi i jetesës po shkakton në treg, duke theksuar se rënia e fuqisë blerëse po e çon vendin drejt një ngadalësimi ekonomik.

“Rritja e çmimeve të konsumit është goditje e madhe për qytetarët. Qytetarët e Kosovës, kur janë çmimet e larta, blejnë më pak, që nënkupton prodhim më pak, që nënkupton se ekonomi ka më pak”, ka thënë Tahiri, duke tërhequr vëmendjen te pasojat që kjo krizë po sjell te bizneset.

“Po ashtu nënkupton se bizneset janë duke u përballur me ulje të qarkullimit dhe me rënie të shitjes dhe rritje të stokut sepse s’ka para me ble”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka…