Lojtarët e Kosovës zhvillojnë stërvitjen e radhës para finales me Turqinë (foto)

29 mars 2026 | 14:45

“Dardanët” kanë zhvilluar të dielën seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë.

Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar theks të veçantë në aspektet taktike të lojës, ndërsa atmosfera në kampin e Dardanëve vazhdon të jetë shumë pozitive dhe motivuese.

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e fundit nesër (e hënë) në orën 11:00, ndërsa para saj, në orën 10:30, do të mbahet konferenca për medie.

“Fokusi maksimal për sfidën vendimtare!”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani para ndeshjes finale të “play-off”-it…