Behrami i reagon Kryeziut: U bë e gjallë Dejona, Shkëlzen Gashi është goja e Kurtit kur ky nuk flet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, e cila, reagimet e deputetëve të opozitës lidhur me pasaktësitë e evidentuara në ekspozitën për masakrat në Kosovë, me autor OJQ-në “Admovere” të udhëhequr nga Shkëlzen Gashi, i ka konsideruar si të qëllimshme për ta goditur qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.
Behrami ka thënë Shkëlzen Gashi është goja e Albin Kurtit kur ky i fundit nuk flet.
“U bë e gjallë Dejona. Asnjë reagim për ekspozitën e narracionit serb në sheshin e Prishtinës! Asnjë keqardhje, asnjë distancim!”.
“Do të thotë, LV-ja edhe më tutje beson që në Dubravë të burgosurit shqiptarë paskan qenë të armatosur! Shkëlzen Gashi është goja e Kurtit kur ky nuk flet!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.
Reagimet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit, Kryeziu e LV-së: Opozita ka qëllim ta godasë Kurtin



