Protesta e OVLUÇK-së, fillojnë të mblidhen veteranët
30 mars 2026
| 12:55
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë filluar të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet protesta e OVLUÇK-së kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.
Kjo protestë vjen si pasojë e kundërshtimit të kësaj ekspozite sepse sipas krerëve të organizatave të dala nga lufta fyen të gjithë ata që luftuan dhe familjet e dëshmorëve.
Protesta pritet të fillojë nga ora 13:00.






